U shpall i pafajshëm nga Apeli, Gjykata e Lartë merr vendimin e ri për Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shpalljen të pafajshëm të këngëtarit Luiz Ejlli, në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë e ka dërguar çështjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

Në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.

Të lidhura

None found

Këngëtari Luiz Ejlli, fitues i “Big Brother VIP 2”, ishte deklaruar më herët fajtor dhe ishte dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.

Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter, por ai vazhdonte të mbante vulat.

Më 2 tetor 2024 Gjykata e Fierit shpalli fajtor Luiz Ejllin duke e dënuar me 1 vit burg, ndërsa dënimi për Aburramanin ka qenë 18 muaj.

Abdurramani rezulton të jetë dënuar më parë në Itali për veprën penale të prostitucionit ndërsa në 2021 ishte firmosur sekuestroja e pasurive ndërsa në 2022 iu konfiskuan pasuritë.


Shtuar më 24.11.2026 16:46

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet