Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka përllogaritur se, pas përshtatjes me inflacionin, vlera ditore e shujtës për studentët do të shkonte në 156 denarë. Kjo do të ishte 11.4 për qind më shumë se shuma aktuale prej 140 denarësh, raporton “Meta.mk”.
Ministrja Vesna Janevska bëri të ditur se përllogaritja është mbështetur në normat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Të lidhura
None found
Janevska theksoi se ligji mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Për çështjen e rregullimit të shumës janë paraqitur tashmë tri padi në Gjykatën Administrative.
“Do të veprojmë siç vendos Gjykata”, u shpreh ajo, teksa iu përgjigj gazetarëve pas vizitës në Shkollën Fillore “Kiril Pejçinoviç” në Kisella Voda.
Ndërkohë, Qeveria po përgatit një sistem të ri për përdorimin e vaktit. Në vend të kartave të debitit, synohet të përdoret aplikacioni i ri shtetëror “M-Uslugi”.








