Një lëvizje e pazakontë e syve gjatë një konference për shtyp në Nju Jork ka bërë që politikani demokrat Jordan J.G. Wright të përfundojë në qendër të një prej teorive më të çuditshme konspirative në rrjet, asaj sipas së cilës krijesa zvarranikësh të maskuara si njerëz mbajnë poste në qeveri.

Wright ndodhej disa rreshta pas kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, gjatë një konference për shtyp të premten, kur kamerat fiksuan momentin e pazakontë.

Në pamje, politikani shihet duke qëndruar pothuajse i palëvizur dhe me një buzëqeshje të 'stampuar', përpara se të rrotullojë sytë në një mënyrë gati të frikshme. Videoja u bë virale, duke nxitur një valë komentesh dhe spekulimesh për teorinë konspirative të zvarranikëve e alienëve.

Një prej përdoruesve të rrjeteve sociale e krahasoi skenën me filmin fantastiko-shkencor “Men in Black”, me aktorët Will Smith dhe Tommy Lee Jones, duke sugjeruar se alienë të maskuar si njerëz ecin mes nesh.

Jehona që mori videoja bëri që anëtari i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut të reagonte të dielën në një prononcim për Neë York Post.

“Nuk e kam idenë se çfarë po ndodhte në atë video. Nuk jam vërtet i sigurt. Sigurisht që jam njeri dhe humanizmi im mund të shihet përmes punës sime legjislative, si për shembull fondi prej 4 milionë dollarësh për qendrën e drejtësisë mjedisore ËE ACT në Harlem”, tha Ëright.

“Nuk mund të flas për zvarranikët apo alienët”, shtoi ai.

Ngjarja u pasqyrua edhe nga disa media të tjera amerikane dhe britanike, përfshirë The Hill, Fox News, Daily Mail dhe Daily Beast.

Ironikisht, konferenca për shtyp nuk kishte asnjë lidhje me teoritë konspirative. Kryebashkiaku Mamdani po prezantonte planet për mbylljen deri në vitin 2032 të kompleksit famëkeq të burgjeve në ishullin Rikers.

Por momenti kur sytë e politikanit u bënë të bardhë për një fraksion sekondi mori të gjithë vëmendjen në rrjetet sociale.