Malaj prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e sotme Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehun, i cili zëvendëson në këtë detyrë Besmir Bejën.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, ministri Malaj ka falënderuar ish-drejtorin Beja për punën e bërë, ndërsa thekson se do të vijojë puna për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.
Postimi i Malajt:
Prezantuam sot para ekipit të administratës doganore Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, të cilit i uroj suksese në detyrën e re.
Një falënderim për Besmir Bejën, për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. 🇦🇱🇪🇺




