Një vajzë 13 vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra prej një jave ishte larguar duke mos u kthyer në shtëpi. Menjëherë forcat e policisë të Shkodrës por edhe të drejtorive të tjera vendore nisën kërkimet për 13 vjeçaren sëbashku me prokurorinë dhe asistencën e forcave të sigurisë të Ambasadës Amerikane.

Pas disa ditë kërkimesh 13 vjeçarja u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur pas ekzaminimeve mjekësore por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga policia e shtetit, rezulton se ajo është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.

Deri më tani janë arrestuar të paktën 4 shtetas ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13 vjeçaren. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se e mitura abuzuesit i kanë dhënë para asaj kundrejt marrëdhënies intime.

E mitura u përcoll si çdo ditë nga nëna e saj në një prej shkollave private ku mësonte prej afro 4 vitesh në Shkodër që pas kthimit nga Amerika ku kishin jetuar më përpara.

Atë mëngjes, rreth 2 javë më parë, 13 vjeçarja, gjeti mundësinë që të largohet nga shkolla duke mos u futur fare në mësim. Ajo doli nga koridori i shkollës dhe udhëtoi me autobus drejt Tiranës. Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë.

Në gjithë këto qytete e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm ku një pjesë janë arrestuar ndërsa të tjerë janë në kërkim. Nga hetimet 13 vjeçarja ka lëvizur e vetme herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani sipas hetimeve ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Abuzuesit e kanë njohur rastësisht duke kryer marrëdhënie intime me të.

13 vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve, punonjësve social ndërsa rasti po ndiqet nga policia e shtetit, prokuroria dhe ambasada amerikane.

Babai i 13 vjeçares është një person i dënuar me burg ndërsa e mitura jetonte me nënën. Edhe më përpara kishte ikur nga shtëpia por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda. Sipas burimeve vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim.

Janë të paqarta arsyet e largimit drejt disa qyteteve të Shqipërisë të të miturës nga Shkodra dhe po ashtu arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit. Ajo ka lindur në SHBA nga dy prindër shqiptar të cilët prej disa vitesh jetojnë në Shkodër.

Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13 vjeçaren ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese.

Ky është një prej rasteve më të rënda sa i përket të miturve me të cilat policia e shtetit, prokuroria e Shkodrës dhe Ministria e Arsimit është përballur vitet e fundit.