Një vendim i papritur ka ardhur nga futbolli evropian. Emre Mor, futbollisti turk që dikur konsiderohej një prej talenteve më premtuese të gjeneratës së tij, ka vendosur të largohet përkohësisht nga futbolli profesionist, në moshën vetëm 29-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi holandez NEC Nijmegen, i cili ka njoftuar së fundmi. Ndarja është realizuar me marrëveshje të dyanshme, ndërsa arsyeja kryesore lidhet me problemet shëndetësore që e kanë shoqëruar lojtarin.
Vetë Mor ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale.
“Ndonjëherë jeta të detyron të marrësh vendime për të cilat zemra jote nuk është ende gati. Pas vitesh të tëra problemesh shëndetësore, kam marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga futbolli profesionist për momentin”.
“Zemra ime ende dëshiron të luajë, por trupi im më thotë se ka nevojë për diçka tjetër në këtë kohë. Është e dhimbshme t’i thuash lamtumirë diçkaje që e ke dashur gjithë jetën. Megjithatë, mirëqenia ime duhet të vijë e para tani”, tha Mor.
𝗘𝗺𝗿𝗲 𝗠𝗼𝗿 𝗻𝗲𝗲𝗺𝘁 𝘃𝗼𝗼𝗿𝗹𝗼𝗽𝗶𝗴 𝗮𝗳𝘀𝘁𝗮𝗻𝗱 𝘃𝗮𝗻 𝗵𝗲𝘁 𝗽𝗿𝗼𝗳𝘃𝗼𝗲𝘁𝗯𝗮𝗹
De 29-jarige vleugelspeler heeft in goed overleg met de Nijmeegse club besloten om zijn carrière voorlopig te onderbreken en zich te richten op zijn gezondheid en welzijn.
Lees het websitebericht ➡️
https://t.co/oKo9xraSYO— N.E.C. Nijmegen (@necnijmegen) November 23, 2026
