Pas ndalimit të katër personave të tjerë të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje që hetimet të shtrihen në çdo drejtim, derisa rasti të zbardhet tërësisht.
Në një postim, Sveçla u shpreh se para drejtësisë duhet të dalin jo vetëm autorët e krimit, por edhe personat që mund ta kenë ndihmuar ose lehtësuar atë.
Të lidhura
None found
Ai nënvizoi se vrasja e grave nuk mund të justifikohet dhe se përgjegjësit duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.
Sveçla përmendi edhe dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit për vrasjen e Liridonës. Ai kërkoi që të hetohet kushdo që e dinte se Arlinda ishte në rrezik, por nuk ndërhyri për ta mbrojtur.
“Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, shkroi ministri.







