Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përjashtimi i Spiropalit, PS shkon në 83 vota

Nga tragjedia e Srebrenicës tek eliminimi i Italisë, ‘Messi’ i PSV-së kërkon të shkëlqejë në ‘Bernabeu’

Nga tragjedia e Srebrenicës tek eliminimi i Italisë, ‘Messi’ i PSV-së kërkon të shkëlqejë në ‘Bernabeu’

17:06, 24/11/2026

Esmir Bajraktarevic është një nga zbulimet më interesante të futbollit holandez. Talenti boshnjak i PSV Eindhovenit po tërheq vëmendjen me paraqitjet e tij në Eredivisie, ndërsa tashmë është gati të sfidojë Real Madridin në skenën më të madhe të futbollit europian.

Historia e tij është e lidhur ngushtë edhe me një nga tragjeditë më të rënda të historisë moderne. Gjatë genocidit të Srebrenicës, më 11 korrik 1995, dy xhaxhallarët e tij, Mevludin dhe Fahrudin, u vranë mes më shumë se 8 mijë boshnjakëve myslimanë. Nëna e tij, Emina, arriti të largohej, ndërsa babai, Elmir, shpëtoi duke u fshehur në pyje.

“Srebrenica është një pjesë shumë e rëndësishme imja dhe e asaj që jam. E mbaj në gjak. Prindërit e mi humbën shumë anëtarë të familjes. Është diçka që nuk do ta harroj kurrë”, ka treguar futbollisti.

I lindur në SHBA në vitin 2005, Bajraktarevic u rrit me ëndrrën për t'u bërë si Edin Dzeko. Një video e tij, kur ishte vetëm pesë vjeç dhe mbante fanellën e sulmuesit boshnjak, u bë virale pasi ai shënoi penalltinë vendimtare që eliminoi Italinë në play-off dhe dërgoi Bosnjë-Hercegovinën në Botërorin 2026.

Ai kishte luajtur edhe një ndeshje miqësore me kombëtaren e SHBA-së, por vendosi të përfaqësonte vendin e prindërve. “Bosnja më thirri dhe ishte diçka shumë e veçantë për mua”, ka shpjeguar ai.

I njohur fillimisht si “Messi i Milwaukee”-t, për shkak të teknikës dhe aftësive me këmbën e majtë, Bajraktarevic u transferua te PSV për rreth tre milionë euro nga New England Revolution. Sezonin e kaluar realizoi shtatë gola dhe dha pesë asistime në 36 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka regjistruar një gol dhe gjashtë asistime në 12 takime.

Trajneri Peter Bosz e ka vlerësuar për progresin e madh, sigurinë në lojë dhe prekjen e parë të topit. Bajraktarevic është aktualisht një nga asistuesit më të mirë të Eredivisie dhe spikat veçanërisht mes anësorëve.

Tani e pret sfida me Real Madridin. “Dua të luaj, të fitoj, të shënoj gola dhe të vazhdoj të tregoj se i përkas nivelit më të lartë”, është mesazhi i talentit boshnjak përpara vizitës në ‘Bernabeu’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco