Projektbuxheti për vitin e ardhshëm kaloi në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend me 8 votat pro të mazhorancës, teksa katër deputetë të opozitës e kundërshtuan. Votimi në këtë komision, që ishte edhe përgjegjës për projektligjin është hapi i fundit procedurial që mundëson kalimin e projektligjit për votim nen për nen në seancën plenare të së enjtes. Mbi 10 miliardë euro shpenzime, dhe rreth 9.6 miliardë euro të ardhura. Shqyrtimi për herë të dytë në komisione u shoqërua me ndryshime në disa nene dhe rritje të mbështetjes për institucionet në vlerë rreth 130 milionë euro.