Berisha, e ftuar në "FIVE" në Dukagjin, tha se pas zhvillimeve dhe detajeve të bëra publike për këtë rast, ishte e pritshme që hetimet të trajtoheshin me seriozitet dhe të vazhdonin me arrestime të tjera, nëse ka persona të përfshirë.

Ajo theksoi se pret që hetimet të zgjerohen edhe në drejtim të rolit të institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, nëse dyshohet se ka pasur shkelje me elemente të veprave penale.

“Kanë qenë pritshmëritë tona që të vazhdohet kjo linjë e hetimeve dhe arrestimeve, ndërsa gjithashtu presim që hetime do të ketë edhe më tutje sa i përket rolit të institucioneve dhe personave që punojnë në këto institucione, në qoftë se edhe prej tyre ka pasur shkelje të natyrës së veprave penale. Por, këtë që ka ndodhur sot ne e mirëpresim dhe tash presim dënimet t’i shohim se çfarë do të jenë për këta persona”, u shpreh Berisha.

Ajo shtoi se pret që rasti të mos ndalet me arrestimet e fundit, por të trajtohet deri në zbardhjen e plotë të përgjegjësive.