I ftuar në një lidhje Skype në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, analisti Genc Burimi ka denoncuar vendimin e qeverisë Rama për krijimin e një regjistri policor për personat e dyshuar për dhunë në protesta.
Burimi e cilësoi këtë praktikë si cenim të të drejtave të qytetarëve, duke deklaruar se policia mund ta përdorë regjistrin për të ndaluar qytetarët edhe në aeroporte.
Ai kritikoi edhe mosreagimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ndërsa theksoi se qytetarët duhet t'i drejtohen Gjykatës Administrative për të kundërshtuar këtë praktikë.
“Ky shtet nuk mund të krijojë një shtet policor. Nuk ka më shtet të së drejtës, ekzekutivi bën çfarë t’i dojë qejfi”, deklaroi Burimi.
Pjesë nga intervista:
Sinqerisht, je i qetë në pamje të parë, por e di që nga brenda vuan e zien dhe për fytyrën e kryerilindasit që t’i bëjë partizmit më të madh të Shqipërisë, të fillojë një komision hetimor parlamentar. Është një turp, një turp, një skandal, sepse Shqipëria për t’i hedhur hi syve evropianëve, ka bërë një legjislacion ekzakt si në Francë. Në Francë kemi CNIL-in, në Shqipëri kemi Besnik Dervishin që është komisioneri për të drejtat dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Dhe ky komision nuk ka thënë asgjë kur në tetor, para pak muajve, Rama me një VKM i krijoi policisë mundësinë për një regjistër ilegal personash të dyshuar për dhunë në protesta. Me këtë regjistër këta ndalojnë njerëzit në aeroport. Është një skandal botëror Ermal. Pra ti mund të jesh i qetë për vete, por të shkosh dhe njëherë ta denoncosh te komisioneri Dervishi, ai s’do lëvizi, të shihni Ramën, por mbrapa të shkosh në gjykatë administrative.
Me atë të drejtë, ky shtet s'mund të krijojë një shtet policor. Sepse në rastin tënd unë shoh veten time. Imagjino nesër vij në Tiranë dhe më bllokojnë në aeroport pse ti flet keq për qeverinë. Nuk ka më limite. Ky është shtet policor ku nuk ka më shtet të së drejtës, ku nuk ndërhyn drejtësia, ku ekzekutivi bën çfarë t’i dojë qejfi. Nga një e keqe del një e mirë, meqë të ndodhi ty Ermal, që të bëhet publike e të kërkohet e gjithë transparenca, ç’është kjo VKM, ç’është ky regjistër që Rama ka krijuar nga policia për juve. Është bërë, se tani kërkojnë edhe regjistrin e ri elektronik për gjobat, domethënë ti do shkosh në aeroport: ‘A, ti s’ke paguar gjobën që ke qenë në protestë, të bllokojmë’.
© SYRI.net
VIDEO/ Gaba: Rama po humbet kontrollin mbi PS-në, deputetët nuk e shohin më si zgjidhje, por si problem