Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon foltoten e 'Ripërtëritjes' në Durrës

‘Bllokimi i qytetarëve në kufi nga policia’/ Saraçi: Persekutim politik dhe shkelje e ligjit! Hetim urgjent

17:56, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, ka denoncuar atë që e cilësoi si përdorim politik të Policisë së Shtetit, lidhur me pengimin e një qytetari për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.

Duke iu referuar dokumentacionit zyrtar, Saraçi renditi arsyet ligjore që mund të justifikojnë ndalimin e daljes nga vendi, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk rezulton të jetë e zbatueshme në rastin konkret.

Saraçi e cilësoi rastin si një akt të paligjshëm dhe persekutim politik ndaj qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të kërkojnë mbledhjen urgjente të Komisionit të Sigurisë, duke e vendosur këtë çështje në krye të rendit të ditës.

Sipas tij, duhet të hetohet se si mund të përdoret Policia e Shtetit për të kufizuar në mënyrë të paligjshme të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Saraçi: ...pika tetë që është person për të cilin rezulton njohim, informacion ose të themi të dhëna...

Dhe janë, tek kjo shkresa, janë edhe arsyet pse një qytetari nuk i lejohet për të kaluar jashtë vendit, për të treguar domethënë zyrtarisht arsyet. Pika e parë është: Personi paraqet dokument të parregullt udhëtimi, pra që nuk është kjo arsyeja. Ndaj personit ekziston një vendim gjykate që i ndalon daljen nga territori — jo, nuk është. Personi i mitur dyshohet se largohet nga përgjegjësia prindërore. Ka dyshime të bazuara se për dokumentin e udhëtimit personi paraqet, ka një urdhër vendim për bllokim, kufizim për dalje nga territori, pra që nuk është as kjo. Nuk ka dokumentacionin e duhur që justifikon qëllimin e udhëtimit. Ka qëndruar më shumë se 90 ditë. Nuk ka mjetet e mjaftueshme financiare që janë rregullat e Shengenit për kalim. Rezulton i kthyer në dy vitet e fundit dhe rezulton të jetë i dëbuar nga vendet e tjera. Pra janë të qartësuara që për personin në fjalë nuk ka asnjë arsye ligjore për të cilën ai të jetë penguar në kufi, por është fiks njolla e vendosur nga policia jonë e shtetit që në këtë rast ka konfirmuar edhe njëherë përdorimin total politik që jo vetëm është i turpshëm, është antiligjor. Dhe në qoftë se Genci i bëri thirrje zonjës Tabaku...

Kjo duhet të alarmojë sidomos deputetët e opozitës, të cilët duhet të thërrasin mbledhje urgjente të komisionit të sigurisë dhe duhet të jetë pika e parë e tyre e rendit të ditës se si mund të shkohet deri në këtë persekutim jo ligjor të qytetarëve të Republikës Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco