Mesfushori i Interit, Nicolò Barella, ka folur për situatën e skuadrës zikaltër në prag të përballjes me Stuttgartin në Champions.
Në konferencën për shtyp, italiani ka theksuar se përgjegjësia për paraqitjet e skuadrës u takon vetë futbollistëve, duke pranuar se në disa momente Interi duhej t’i kishte menaxhuar më mirë situatat në fushën e lojës.
“Gjithmonë kam thënë se është skuadra ajo që bën dallimin. Kemi një grup të mrekullueshëm, me djem shumë të mirë, por në disa raste është dashur t’i menaxhonim më mirë situatat. Ne jemi ata që zbresim në fushë dhe përgjegjësia është e jona. Kemi biseduar mes vete, sepse jemi profesionistë dhe lojtarë me përvojë. Duhet të vazhdojmë të komunikojmë për t’i përmirësuar gjërat, por këto janë pjesë e futbollit. Nuk jam i shqetësuar.
Që kur jam pjesë e Interit, synimi ka qenë gjithmonë të garojmë për të gjithë trofetë. Ka vite kur ia dalim më mirë dhe të tjera kur kemi më shumë vështirësi. Kjo është pjesë e rrugëtimit të një skuadre.
