Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas sulmit, i mituri është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
I plagosuri, 30 vjeç, është transportuar në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.