Shega nuk shitet, fermerët në Lumas lënë prodhimin pa vjelë pasi s’ka treg

24 Nëntor 2026 | 18:39

Prodhimi i shegës në fshatin Lumas të Bashkisë së Cërrikut edhe këtë vit ka qenë i mbarë. Mirëpo, shegët janë kalbur në pemë. Fermerët shprehen se vështirësitë me të cilat përballen janë të shumta. Ata kanë zgjedhur t’i lënë frutat në pemë për shkak të çmimit të ulët me të cilin tregtohen, por edhe mungesës së fuqisë punëtore.

Aktualisht, shega tregtohet me 80 deri në 120 lekë për kilogram, një çmim që, sipas fermerëve, nuk justifikon kostot e prodhimit dhe të vjeljes.

“Fermerët po i lënë të kalben prodhimet. Po s’ka, s’ka shtet. Unë e nis me 2 milionë e gjysmë minus. Pa e llogaritur krahun e punës, jam vetë i pesti, me pleq, me gruan, me të gjithë. Po pata unë siguri që do ta shes mallin, do ta marr punëtorin. Punëtori do 30 mijë lekë në ditë. Po, po i lënë në pemë. Po të vish në kohën e pjeshkës, që vajti sivjet katastrofale, u kalb gjithë pjeshka në tokë. Po të hysh nëpër arat, edhe portokallet janë pa shitur”, tha një fermer.

Të tjerë fermerë pohojnë se vjelja e shegëve do t’u sillte më shumë shpenzime sesa të ardhura. Sipas tyre, mungesa e blerësve dhe kostot e punës e bëjnë të pamundur shitjen me fitim të prodhimit.

“I lënë në pemë se s’ka më fitim, s’i merr njeri të vijë t’i marrë këtu. Më shumë kemi shpenzime. Mirë është, të ecë malli. Ne fshatarët më shumë harxhojmë sesa fitojmë”, u shpreh një zonjë.

Për fermerët e Lumasit, prodhimi i bollshëm nuk garanton të ardhura nëse mungon tregu për shitjen e tij. Këtë sezon, një pjesë e shegëve po humbet në pemë, ndërsa puna dhe investimi i një viti rrezikojnë të mbeten pa u shpërblyer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur

Një 29-vjeçar është plasur me thikë në qytetin e Fierit të martën. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”,...
18:17 | 24/11/2026

Nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për Festim Bexhdilin, fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, duke e ulur atë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Bexhdili, kopshtari...
16:31 | 24/11/2026

Vrasja e Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Saraivën

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit...
15:18 | 24/11/2026