Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, duke e ulur atë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për çështjen e rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës. Bexhdili, kopshtari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, u akuzua për përfshirje në ngjarje dhe për fshehjen e provave dhe të trupit të Jan Prengës. Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) e kishin dënuar më herët me burgim të përjetshëm. Pas prishjes së një vendimi të mëparshëm dhe kthimit për rigjykim, Apeli i Posaçëm la sërish në fuqi burgimin e përjetshëm më 25 korrik 2025, pas së cilës Bexhdili bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.