Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa
24 Nëntor 2026 |
18:54
Dy persona, 46 dhe 49 vjeç, janë arrestuar në Tiranë dhe Fier, të dyshuar për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.
Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të familjarëve për largimin nga banesa të një vajze 13-vjeçare. Pas disa ditësh kërkimesh, në bashkëpunim me policinë e Tiranës dhe Fierit, si dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane, e mitura u gjet në Tiranë.
Në kuadër të hetimeve u ndaluan A. Q., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. V., 49 vjeç, banues në Fier. Gjykata ka caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Lajme të Sugjeruara
Shega nuk shitet, fermerët në Lumas lënë prodhimin pa vjelë pasi s’ka treg
Prodhimi i shegës në fshatin Lumas të Bashkisë së Cërrikut edhe këtë vit ka qenë i mbarë. Mirëpo, shegët janë kalbur në pemë. Fermerët shprehen...
Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur
Një 29-vjeçar është plasur me thikë në qytetin e Fierit të martën. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”,...
Nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për Festim Bexhdilin, fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, duke e ulur atë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Bexhdili, kopshtari...
- 18:53 Faturat e ujit me fasha, mbi 18 m³ familjet mund të paguajnë më shumë
- 18:49 SHBA-të braktisin Ukrainën, Hegseth vonon dorëzimin e 60 sistemeve mbrojtëse “Patriot”
- 18:39 Shega nuk shitet, fermerët në Lumas lënë prodhimin pa vjelë pasi s’ka treg
- 18:23 Putin kërcënon me kundërpërgjigje ndaj Ukrainës: Do reagojmë ndaj sulmeve mbi rafineritë tona
- 18:17 Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur
- 18:12 Dy dëmtime në një ndeshje, Ismajli rrezikon të mos luajë më në vitin 2026