Faturat e ujit me fasha, mbi 18 m³ familjet mund të paguajnë më shumë

24 Nëntor 2026 | 18:53

Familjet që konsumojnë mbi 18 metër kub ujë në muaj mund të përballen me tarifa më të larta për sasinë mbi këtë prag. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar mekanizmin e fashave të mbikonsumit, ku çmimi mund të rritet deri në katërfish për konsumin mbi 30 metër kub.

Familjet që konsumojnë mbi 18 m³ ujë në muaj mund të paguajnë më shtrenjtë për sasinë që kalon këtë prag. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar mekanizmin e fashave të mbikonsumit, duke përcaktuar pragjet për familjet, institucionet publike dhe bizneset. Skema zbatohet vetëm për klientët me matës dhe kërkon miratim të veçantë për secilën shoqëri ujësjellës-kanalizime që aplikon. 

Për familjet, konsumi deri në 18 m³ në muaj do të faturohen me tarifën bazë të miratuar. Për sasinë 18 – 30 m³, tarifa për metër kub mund të shumëzohet me një koeficient nga 1 deri në 3. Për sasinë mbi 30 m³, koeficienti varion nga 1.5 deri në 4. Kështu, nëse një familje konsumon 35 m³ në muaj, 18 faturohen me tarifën bazë, 12 sipas fashës së dytë dhe vetëm 5 sipas fashës së tretë.

Për institucionet publike dhe bizneset, kufiri i konsumit bazë do të përcaktohet sipas mesatares mujore të konsumit të vitit të fundit. Fasha e dytë përfshin sasinë mbi këtë mesatare deri në trefishin e saj, ndërsa fasha e tretë zbatohet për sasinë mbi trefishin.

Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve mund t’i propozojnë koeficientët bashkë me kërkesën për tarifa të reja ose përmes një aplikimi të veçantë. Ato duhet të paraqesin të dhëna për konsumin, kapacitetet e furnizimit dhe mënyrën se si planifikojnë t’i përdorin të ardhurat shtesë. 

Për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën, ku më herët ishte propozuar një mekanizëm sezonal për të menaxhuar kërkesën gjatë verës, koeficientët dhe periudha e zbatimit mbeten për t’u miratuar përmes vendimeve të veçanta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamtumirë pritjes për transfertat, paratë do të kalojnë nga një bankë në tjetrën për 10 sekonda

Transfertat e parave mes bankave të ndryshme do të kryhen tashmë brenda 10 sekondash. Sistemi i ri i pagesave të menjëhershme synon të lehtësojë transaksionet...
18:54 | 23/11/2026

Buxheti 2027, Malaj: Ulja e kostos së jetesës përmes masave fiskale dhe sociale

Buxheti i vitit të ardhshëm synon të ulë koston e jetesës për familjet shqiptare. Për ministrin e Financave, Petrit Malaj, kjo do të ndodhë përmes...
15:47 | 20/11/2026

Sejko takim përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar: Ekonomia shqiptare po tregon qëndrueshmëri

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga z. Diego Cerdeiro, Shefi i Misionit për Shqipërinë, vizitoi Tiranën në datat 2 – 20...
12:32 | 20/11/2026