Pas protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke zhvendosur protestën nga godina e qeverisë drejt akseve kryesore të kryeqytetit.
Protestuesit, të cilët prej 178 ditësh vijojnë qëndresën e tyre, kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Gjatë marshimit, qytetarët janë shprehur të vendosur për të mos u tërhequr, duke bërë thirrje për mobilizim sa më të gjerë dhe pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.
Ata paralajmërojnë se protestat dhe marshimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa 28 nëntori shihet si një moment i rëndësishëm për lëvizjen.