Gjykata e lartë ndryshoi dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nje ngjarje e ndodhur në 2019 dhe që mbas rrëmbimit ende nuk dihet asgjë. Gjykata e lartë vendosi 25 vite burgim nga burg i përjetshëm qe kishin shpallur shkallët më të ulëta të dy gjykatave të posacme. Vendimi u shpall nga gjyqtari i lartë Genti Shala mbas një odiseje të mëparshme në këtë gjykatë, e cila e kishte rikthyer çështjen, dhe në apelin e posacëm dy prokurorët e SPAK u ndanë gjatë konkluzioneve në mënyrë të paprecedentë, mbasi njëri kërkoi burgim të përjetshëm dhe tjetri 20 vjet burg.