Paketa fiskale, Prençe: Çfarë rrezikohet nëse qeveria nuk merr parasysh kërkesat tona

Shoqatat e Biznesit kanë paraqitur disa kërkesa për qeverinë, që ato të merren parasysh para se paketa fiskale të miratohet të enjten, nen për nen, në Parlament.
Biznesi thotë se duhet të garantohet që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të rishikohet mënyra e llogaritjes së tatimit mbi pagat e tjera të ulëta.
Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Edvin Prençe renditi arsyet pse i kanë hatuar këto kërkesa, ndërsa shtoi se rënia e monedhës europiane ka goditur fasonerinë. Sipas tij, nëse ky ligj miratohet, shumë kompani fasonerie do të shkojnë drejt falimentit.
Intervista e plotë:
Aleksandër Furxhi: Mund të na thoni, eksportuesit shkurtimisht në Shqipëri me këtë paketë fiskale si impaktohen, si impaktohet sektori juaj me këto propozime të qeverisë?
Edvin Prençe: Patjetër ashtu siç edhe shumë grupime të tjera grupet interesi dhe sektori jonë manufakturë i veshjeve dhe këpucës ose prodhuesve të veshjeve e këpucës, të cilët janë pothuajse 100% eksportues janë të prekur nga kjo paketë fiskale. Por ajo që lë për të dëshiruar dhe nga njëra anë i kishte një shpresë dhe mund të kishte një reflektim është pikërisht një rishikim i kësaj pakete fiskale të vitit 2027. Duke u bazuar dhe në kërkesat tona që ne kemi çuar në muajin shtator, por mbi të gjitha duke u bazuar edhe në krizën tashmë që sektori eksportues dhe të gjithë sektorët eksportues janë të ndikuara dhe janë të themi nën influencën e një kursi këmbimi shumë të fortë dhe të humbjes së konkurueshmërisë dhe rritjeve të kostos
Aleksandër Furxhi: Përse mendoni ju se ekziston rreziku që punonjësit me paga të ulëta të penalizohen nga sistemi i tatimit? Kjo lexohet në kërkesën e nënshkruar edhe nga ju.
Edvin Prençe: Patjetër. Atëherë ne kemi qenë organizata jonë është të themi iniciatore e të gjithë e kësaj letre e cila u mbështet edhe sindikatat dhe shoqëritë civile. Ajo është një nga aspektet më kryesore që kanë qenë edhe nga kërkesat tona të kahershme pikërisht taksimi i pagës minimale dhe asaj mesatare të vogël, pra që e quajmë në rreth 9.000€ që kuptohet dhe nga teleshikuesit, pasi mendojmë që kjo është paga më e prekur nga taksimi dhe ajo që ndikon më shumë dhe në fuqinë blerëse të këtyre punonjësve. E gjitha kjo pasi ë është një është rritur presioni për sa të takon dhe çmimeve të shportës që të të gjithë ne tashmë e dimë që ka një inflacion dhe një rritje të çmimeve dhe të gjitha këto të marren së bashku dhe me këtë taksinë të pandershëm që e shikojmë nga ana jonë ë patjetër që duhet të ketë një reflektim se a është në kohë nga ana e Ministrisë së Financave për të bërë të mundur që ky taksim të jetë sa më i drejtë dhe në fund të ditës dhe punonjësit të kenë një fuqi blerëse akoma më të lartë për të bërë të mundur të ketë të ketë një rritje të mirëqenie por pse jo dhe fuqia e blerëse në fund të ditës është një qarkullim i monedhës tonë dhe të themi një rritje të ekonomisë në tërësi
Aleksandër Furxhi: Për ta sqaruar edhe më tej, në letrën që keni nënshkruar dhe ju, pra dhe një numër ë shoqatash të biznesit, lexohet shqetësimi se mosulja e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e shportës bazë nuk do të sjellë realisht sipas jush ulje të çmimeve. Përse?
Edvin Prençe: Po duke pasur parasysh edhe në eksperiencat e mëparshme, pra kur ka pasur një një trend ose një forcim për të ulur çmimet, ajo ka ndodhur e kundërta. Duke pasur parasysh dhe faktin që ky kurs një forcim i lekut duhet të sillte automatikisht dhe një ulje të çmimeve të shportës për sa i takon produkteve të importeve dhe kjo gjë një gjë e tillë nuk është pasqyruar. Duke pasur edhe parasysh he faktin që nga ana se nga njëra anë do bëhet kjo ulje dhe mirë se të vijë kjo ulje por nga ana tjetër ajo që kërkohet është pikërisht monitorimi i situatës për mos patur një monopol të çmimeve dhe përfitues nga kjo nga kjo të themi nga kjo lëvizje nga kjo ulje në 6% pasi përfituesi i vetëm dhe kryesor që duhet të jetë është pikërisht janë konsumatorët shqiptarë të cilët në një farë mënyre ekziston rreziku real duke pasur eksperienca të mëparshme që një gjë tjetër të mos reflektohet në çmimin final
Aleksandër Furxhi: Në qoftë se supozojmë se ligji do të kalojë paketa fiskale dhe buxheti pas dy ditësh të enjten do të miratohet në Parlament pa i marrë në konsideratë vërejtjet apo sugjerimet tuaj cili mendoni ju se do të jetë impakti më direkt që do të ndihet në gamën e gjithë shqetësimeve që ju keni ngritur në letrën tuaj
Edvin Prençe: Impakti direkt është ajo që ne tashmë kemi shprehur. Po flasim për sektorin fason, e cila sot që ne po flasim aktualisht ka rreth 25 vende të humbura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nëse kjo paketë fiskale do bëhet aktive në janar, më besoni që do dyfishohet kjo krizë. Pra, do kemi një trend të themi, të vendeve të punës që do humbasin, por nga ana tjetër ajo çfarë është bërë tashmë është organizuar, është organizuar ky grup pune, mund ta quajmë midis sindikatave shoqërive civile dhe për eksporte e cila mos të harrojmë përfaqëson mbi 700 biznese të cilët kanë të punësuar mbi 50.000 punonjës dhe mendoj që kjo është tashmë një “luftë” që ne nuk do rreshtim në mënyrë demokratike të kërkojmë ato të drejta që janë si për punonjësit tanë, por edhe për të mbështetur dhe qëuar bizneset që janë të prekura me vite të tëra. E gjitha kjo që në fund të ditës është një qëndrueshmëri ekonomike dhe prodhuese e vendit tonë, e cila siç janë edhe treguesit e defitit tregtar, pra të importeve po humbet konkurueshmërinë dhe po humbet treqe të huaja.




