Një plagosje me thikë është regjistruar në Fier, ku autor është një adoleshent. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së martës, ku 17-vjeçari, I identifikuar si Grejsi Avdulaj, ka qëlluar me thikë një 29 vjecar. Ky I fundit punonje në një fast food në qytet, teksa ishte në orar të punës në momentin kur ndodhi ngjarja. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi i fast food-it është thirrur nga persona të tjerë për të sqaruar një konflikt, jashtë ambienteve të biznesit ku ai punonte. Por ajo që duhej të ishte një sqarim ka përfunduar në përplasje fizike, ku punonjësi është goditur me mjet prerës, thikë nga një 17-vjeçar. Pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.