Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi, gjykata rrëzon pretendimet e mbrojtjes
Burgim të përjetshëm ka marrë 41-vjeçari Pandeli Nakoleci, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, 36-vjeçares Marjola Nakoleci, në Volos të Greqisë.
Vendimi është dhënë unanimisht nga Gjykata e Përzier Penale e Trikalave, pas përfundimit të procesit gjyqësor më 23 nëntor. Përveç burgimit të përjetshëm për vrasjen, gjykata i ka vendosur edhe një vit burg për armëmbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armës.
Gjykata e shpalli fajtor për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë psikike, duke rrëzuar pretendimet e mbrojtjes se krimi ishte kryer në një gjendje të fortë emocionale. Po ashtu, nuk u pranuan pretendimet për përgjegjësi të reduktuar psikike dhe as rrethanat lehtësuese të kërkuara nga mbrojtja.
Marjola, nënë e katër fëmijëve, u vra më 22 gusht 2025, në hyrje të pallatit ku jetonte familja në Volos. Sipas raportimeve të mediave greke, 41-vjeçari e sulmoi me një objekt të mprehtë, duke i shkaktuar plagë të shumta, ndërsa një goditje në zemër rezultoi fatale.
Procesi gjyqësor u zhvillua në një atmosferë të rënduar. Në sallën e gjyqit ishin edhe katër fëmijët e çiftit, të moshave 19, 17, 14 dhe 6 vjeç. Ata ndoqën procesin, por nuk u morën në pyetje si dëshmitarë.
Sipas akuzës, pretendimet e Nakolecit për një gjendje të fortë emocionale dhe për një konflikt të çastit nuk u mbështetën nga provat e shqyrtuara gjatë procesit. Gjykata pranoi unanimisht qëndrimin e prokurorisë për dënimin e tij për vrasje me dashje në gjendje të qetë psikike.
Avokatja e familjes së Marjolës, Antonia Ballous, e cilësoi vendimin si një drejtësi për viktimën, fëmijët dhe familjen e saj.
“Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë
Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa
Shega nuk shitet, fermerët në Lumas lënë prodhimin pa vjelë pasi s’ka treg
- 20:04 Senati amerikan heton JD Vance për kontratat e naftës venezueliane
- 19:53 Incidenti në koncertin në Mançester, policia dyshon se substanca e panjohur u përdor për të mundësuar grabitjen
- 19:41 “Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë
- 19:32 De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin
- 19:30 Nëntori kuqezi, pritje në Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë
- 19:27 BE paralajmëron 11 shtete për shkelje të rregullave buxhetore