Kuvendi do të votojë të enjten, më 26 nëntor, atë që socialistët e kanë përshkruar si buxhetin më të madh në historinë e vendit, me shpenzime të parashikuara në 976 miliardë lekë. Bashkë me buxhetin, për votim do të kalojnë edhe ndryshimet në pesë ligje të paketës fiskale.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, firmosi këtë të martë urdhrin për mbledhjen e seancës plenare, e cila do të nisë në orën 10:00 dhe do të ketë 19 pika në rendin e ditës.
Deputetët do të shqyrtojnë fillimisht ndryshimet në ligjet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat, për të kaluar më pas te miratimi përfundimtar i buxhetit të vitit 2027.
Rendi i plotë i ditës së seancës plenare të 26 nëntorit, ora 10:00
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.11.2026.
Njoftime.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”.
Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të përshtatura më 30 maj 2025 të memorandumit të mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, bërë në Paris, më 26.1.1982, aderuar me ligjin nr. 9852, datë 26.12.2007”.
Akti normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8773, datë 23.4.2001, ‘Për tubimet’”.
Akti normativ nr. 6, datë 28.10.2026, “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”.
Projektligji “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë ‘Liceu Francez i Korçës’”.
Projektligji “Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare”.
Projektligji “Për tregjet e kriptoaseteve”.
Projektligji “Për donacionet dhe sponsorizimet”.
Projektligji “Për kontabilitetin në sektorin publik”.
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, ‘Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit’, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 174/2026 ‘Për miratimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar ngritur me vendimin nr. 169/2026 të Kuvendit të Shqipërisë, për fazën e dytë të Reformës Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë’”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
