E martë, 24 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Politikë

Sistemi i ri i gjobave në e-Albania mundëson ankimimin dhe gjurmimin e tyre nga telefoni

Kryeministri Edi Rama, foto nga TV Klan

Kryeministri Edi Rama prezantoi Sistemin Unik të Gjobave. Një tjetër nismë në kuadër të digjitalizimit të administratës publike, që synon standardizimin e procedurave administrative, rritjen e transparencës dhe forcimin e llogaridhënies së institucioneve ndaj qytetarëve.

Përmes këtij sistemi, çdo gjobë do të pajiset me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke garantuar gjurmueshmërinë e plotë të procesit dhe identifikimin e punonjësve përgjegjës për vendosjen e masave administrative.

Gjatë aktivitetit, Rama theksoi se qytetarët do të njoftohen në kohë reale përmes platformës e-Albania dhe do të kenë mundësi të aksesojnë të gjitha gjobat e tyre, të ndara në aktive, të paguara dhe të apeluara. Po ashtu, sistemi do të mundësojë kryerjen e pagesave dhe paraqitjen e ankesave në mënyrë të drejtpërdrejtë nga telefoni, duke shmangur procedurat e mëparshme me dokumente fizike.

“Është një tjetër stacion i rëndësishëm në rrugën e transformimit të administratës dhe të marrëdhënies me qytetarin, sepse më në fund krijohen të gjitha premisat e një rruge të gjatë të gjobave të vendosura në copa letre. Të gjitha institucionet që ju drejtoni do të mund të hyjnë në një epokë të re, të vendosjes së gjobave, përmes teknologjisë digjitale. E cila sjell në radhë të parë njoftimin e menjëhershëm të qytetarit, përmes platformës e-Albania, që sjell në mënyrë automatike në telefonin e qytetarit. Të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësi që të kontrollojë në mesazhet e tij në e-Albania gjobat që ka. Mund të shikojë se si ato janë të ndara në gjoba aktive, të paguara dhe të apeluara. Do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen nga telefoni, të apelohen po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë.”

/Klantv/

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *