“Bledi Çuçi djali i urtë që doli kundër”, Qafoku: Lista e deputetëve që po ngrenë krye në PS po zgjerohet
Gazetari Roland Qafoku komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi parlamentar i PS.
Qafoku theksoi se përjashtimi i saj u bë në një mbledhje pa axhendë, ku nuk merrnin pjesë një pjesë e mirë e deputetëve të vjetër të PS, përfshirë kryeministrin Edi Rama që kërkoi përjashtimin.
Sipas tij, abstenimi i deputetit Bledi Çuçi, i cili siç tha ‘zbaton çdo detyrë’ tregon se lista e deputetëve që po ngrenë krye në PS po zgjerohet.
“Ata më të vjetrit aty, Bledi Çuçi, lista e deputetëve që kanë filluar të ngrenë krye, sikur është zgjeruar një çikë tani dhe nuk ekziston më…Mirë, abstenimi është kundër Erla. Tani në Partinë Socialiste, tani Bledi Çuçi, djali i urtë i Partisë Socialiste, del ai kundër, më fal ky është lajm akoma më i madh se sa Elisa Spiropali.
Po Çuçi nuk është natyrë rebele, tani mos bëjmë tani, Bledi Çuçi është i djali i mirë që zbaton çdo gjë që i jepet detyrë dhe kjo nuk vjedh, është i ndershëm dhe kjo është, ky është medaljon i madh në Partinë Socialiste.
Po, po, në këto kohë kur të gjithë e kanë kokën, mbajnë ata se e ha radhën nga SPAK-u, domethënë të gjithë, të gjithë do e kenë një çikë atje. Bledi Çuçi këtë e ka armë të fortë, por Bledi Çuçi nuk është natyrë rebele, nuk është ai. Rebel aty është Erion Braçe, jo po është rebel”, tha Qafoku.
Veliaj me kandidat të tij në zgjedhje? Avokati Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura
Burri i Spiropalit kërcënoi drejtorin? Muça për kallëzimin në SPAK: Histori e ngatërruar
Veliaj ka frikë mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin
- 20:57 Matryoshka: Cila është fushata ruse e dezinformimit që synon zgjedhjet e Spanjës?
- 20:53 ‘Sputnik-S’ kundër Starlink: Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë?
- 20:41 Bylykbashi dorëzon drejtimin politik të PD-së në Durrës: Është koha për ripërtëritjen e partisë
- 20:17 Huthët godasin për herë të dytë ndërtesën më të lartë të Riadit (VIDEO)
- 20:17 Alarm për Jannik Sinner, i nënshtrohet operacionit në gju para nisjes së Australian Open
- 20:05 Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi, gjykata rrëzon pretendimet e mbrojtjes