Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria në sytë e Bajronit: tradita shqiptare mbërriti në Edinburg

timoni.al by timoni.al
November 24, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Shqipëria në sytë e Bajronit: tradita shqiptare mbërriti në Edinburg
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore prezantoi për herë të parë në një skenë skoceze koncertin artistik “Shqipëria në sytë e Bajronit”, i mundësuar nga Empowered Women of Diaspora. Në sallën historike Assembly Rooms në Edinburg, artistët ofruan për publikun shqiptar, skocez dhe ndërkombëtar një pasuri të trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes këngëve, valleve, kostumeve popullore dhe interpretimit skenik.

Përmes elementeve artistike u përcollën traditat dhe identiteti shqiptar, ndërsa shfaqja ndërthurte artin me historinë dhe figurën e Lord Bajronit. Figura e poetit anglez u soll në skenë nga aktori Robert Wilton, që mishëroi portretin e tij dhe shtoi një dimension historik dhe artistik në spektakël, duke lidhur trashëgiminë historike me interpretimin skenik.

Projekti u realizua gjithashtu në bashkëpunim institucional, me synimin për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të forcuar lidhjet me diasporën. Pas realizimit qëndronte një punë e gjatë artistike dhe organizative, që përfshiu përgatitjet e valltarëve dhe elementet e tjera skenike. Vallet tradicionale, lëvizjet karakteristike dhe interpretimi skenik ishin pjesë e rëndësishme e programit, duke sjellë në skenë ritmet dhe veçantitë e trevave të ndryshme shqiptare.

Për valltarët pjesëmarrja në Edinburg përbënte një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar artin e tyre përpara një audience ndërkombëtare. Spektakli u prit me duartrokitje nga publiku, që shoqëroi një mbrëmje ku shqiptarët dhe të huajt u bashkuan përmes artit. Prezantimi u cilësua si një mënyrë për të çuar Shqipërinë përtej kufijve të saj, duke treguar se kënga, vallja dhe trashëgimia kulturore shërbejnë si një gjuhë e kuptueshme gjerësisht.

Ngjarja ishte organizuar më herët edhe në Londër dhe u mundësua nga Empowered Women Of Diaspora, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Diasporës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Previous Post

Jensen Huang i kërkon falje stafit të Nvidia-s: Pranoj gabime të tmerrshme dhe jam në terapi

Next Post

Microsoft shpall Kod të Kuq pas ndërprerjes globale që la miliona përdorues pa Outlook dhe Teams

Next Post
Microsoft shpall Kod të Kuq pas ndërprerjes globale që la miliona përdorues pa Outlook dhe Teams

Microsoft shpall Kod të Kuq pas ndërprerjes globale që la miliona përdorues pa Outlook dhe Teams

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al