Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, u ka kërkuar ndjesë publikisht punonjësve të kompanisë, teksa ka pranuar se ka shkelur kodin etik dhe ka thënë se sjelljet e tij kanë dëmtuar familjen dhe bashkëpunëtorët.
Në një takim njëorësh me stafin, mbajtur më 24 nëntor, ai fillimisht mbajti një qëndrim të matur, por më pas biseda u kthye në një përballje me kritika dhe ankesa.
Të lidhura
None found
“Bëra disa gabime të tmerrshme”, tha ai, ndërsa shtoi: “Isha i pabesë ndaj Lorit, lëndova fëmijët e mi dhe, sigurisht, ju lëndova të gjithëve”.
Sipas New York Times, kreu i gjigantit të teknologjisë tregoi se po ndjek psikoterapi. Ai nënvizoi se shkelja ishte edhe më e papranueshme për shkak se pikërisht ai kishte hartuar një pjesë të kodit etik të kompanisë.
Huang pranoi se veprimet e tij e shtynë bordin drejtues të shqyrtonte nëse ai duhej të qëndronte në krye të Nvidia-s, proces që përfundoi me dorëheqjen e tij më 11 nëntor.
Megjithatë, ai u kthye në detyrë dhe gjatë takimit u përpoq të rrëzonte pretendimet se rikthimi i tij kishte ardhur si pasojë e ndikimeve apo ndërhyrjeve politike.
Ai mohoi prerazi se ishte rikthyer sepse shihej si një figurë e teknologjisë që qëndron mbi ligjin dhe kodin etik. Po ashtu, hodhi poshtë pretendimet se presidenti amerikan Donald Trump kishte bërë presion mbi bordin e Nvidia-s që ai të rikthehej në post.
“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, deklaroi Huang.
Sipas tij, bordi e mori vendimin pas një shqyrtimi të plotë të rrethanave dhe mbledhjes së fakteve. Ai shtoi se drejtuesit kishin marrë edhe garanci nga administrata Trump se ai nuk përbënte rrezik për sigurinë kombëtare dhe se e meritonte një shans të dytë.
Gjatë të njëjtit takim, Huang iu përgjigj edhe kritikave për mënyrën e tij të drejtimit, duke hedhur poshtë raportimet se është një shef autoritar dhe abuziv.
Ai mbrojti gjithashtu strukturën organizative të Nvidia-s, ku ka rreth 60 vartës të drejtpërdrejtë, dhe kundërshtoi kritikat ndaj këtij modeli menaxhimi.
Huang tha se nuk beson te planifikimi i trashëgimisë në udhëheqjen e kompanisë, sepse sipas tij kjo praktikë do të nënkuptonte që disa drejtues konsiderohen më të rëndësishëm se të tjerët.
Takimi shënoi një moment të veçantë për kreun e Nvidia-s, i cili përveçse kërkoi falje për veprimet e veta, u përpoq të sqaronte edhe rrethanat e rikthimit në krye të kompanisë.








