Deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi njoftoi se ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të qarkut. Gjatë Foltores së ‘Ripërtëritjes’, ai falënderoi demokratët për qëndresën në betejat elektorale të viteve të fundit, duke theksuar se opozita duhet të bashkojë forcat për të ardhur në pushtet. i dhamë Partisë Demokratike një nga rezultatet më të mira, duke ruajtur të njëjtat rezultate si në vitin 2021. Miq, sido që të jetë rezultati, kur nuk fitohen zgjedhjet, ai nuk ka rëndësi. Kështu që është detyra jonë që të mbledhim së bashku të gjitha forcat tona, sepse rrethanat dhe kushtet në Shqipëri sot janë krejt të tjera nga ato me të cilat jemi përballur gjatë këtyre viteve. Shansi dhe mundësia jonë, por njëkohësisht edhe detyra jonë, është të organizohemi për të shkuar drejt fitores. Me këtë fjalë dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve. Gjithashtu, dua t’ju bëj me dije se kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit. Rreth një javë më parë ia kam dorëzuar këtë detyrë kryetarit të partisë, sepse mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund ta çojmë përpara ripërtëritjen dhe shumëfishimin e forcave tona.