Kush e kallëzoi Spiropalin në SPAK? Hoxha-Lala zbulojnë detaje në “Të Paekspozuarit”
SPAK ka regjistruar tashmë një kallëzim penal ndaj familjarëve të Elisa Spiropalit. Por kush e ka bërë kallëzimin?
Kjo ishte pyetja e ngritur këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit.
Gazetarët e kronikës, Artan Hoxha dhe Klodiana Lala, theksuan se kallëzimi mund të jetë bërë edhe nga brenda PS-së.
Sipas tyre, detajet të çojnë drejt dyshimit se kjo është një luftë brenda llojit.
Nuk ka munguar as batuta e Hoxhës, i cili tha se duket sikur kallëzimin e ka bërë ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Kallëzimi duket i detajuar dhe pikant. A dihet kush e ka bërë kallëzimin?
Lala: Ju e dini që për Erion Veliajn u përdor një kallëzim nga një person anonim, por faktet rezultuan të vërteta. Në rastin konkret, SPAK është e rezervuar për të dhënë detaje se kush e ka bërë kallëzimin. Por ajo që unë kam lexuar, bëhet fjalë për institucione shtetërore. Nëse i referoheni ose nënkuptoni faktin që lufta brenda llojit ka bërë kallëzimin, për mendimin tim, edhe pse është luftë brenda llojit, prokuroria nuk duhet të heshtë. Edhe unë kam dyshime që dikush brenda llojit e ka furnizuar prokurorinë me informacion. Po të shohësh si është ngritur kompania, si janë deklaruar transaksionet, si është shitur një automjet me një çmim të lartë, kur automjeti nuk ishte deklaruar në deklarimin e pasurisë, pra personi që e ka bërë kallëzimin ka pasur dijeni.
Hoxha: Duket sikur e ka bërë Vlora Hyseni, në fakt.




