Champions: Galatasaray fiton minimalisht ndaj Aston Viles, Bodoe/Glimt mposht Lask Linz në kohën shtesë
Galatasaray regjistroi fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të xhiros së 5, skuadra turke mposhti Aston Villen me rezultat 1-0.
Golin e vetëm e shënoi Gul në minutën e 77.
Ishte kjo fitorja e tretë e Galatasaray në stinorin e sivjemë në Champions derisa Aston Villa pësoi humbjen e dytë.
Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme , Bodoe/Glimt shënoi fitore minimale ndaj Lask Linz me rezultat 1-0.
Momenti kyq i ndeshjes ndodhi në minutën e dytë të kohës shtesë kur Helmersen shënoi në portën e skuadrës austriake.















