"Ne jemi asi që s’dijmë me bo bukë", Zoja ironizon pas përplasjes me Editën në BBVK 5
Një tjetër përplasje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, ku kësaj radhe në qendër të debatit ishin Zoja dhe Edita.
Dy banoret janë përfshirë në një debat që lidhej kryesisht me përgatitjen e bukës dhe gatimin në kuzhinën e shtëpisë.
Teksa po përgatiste ushqimin me petë, Edita përdori ironi ndaj banorëve të tjerë, duke thënë se do t'i presë dhe përcjellë me radhë, ndërsa Zojës iu drejtua në mënyrë të veçantë.
“Kam me ju rënë me radhë, prite e përcjellë, ty specifikisht”, i tha Edita asaj.
Përplasja mes tyre vazhdoi edhe më tej, me Editën që e akuzoi Zojën se nuk di të gatuajë. Kjo e fundit nuk qëndroi e heshtur, duke ia bërë të qartë se nuk ia kushtëzon askujt nëse duhet të hajë apo jo.
Ndërkohë, Zoja vazhdoi me ironi, duke iu drejtuar kamerave dhe duke komentuar aftësitë e saj në kuzhinë.
“Na jena asi që s’dina me bo bukë, se s’kemi ditë prej së pari që kena hi… Du mu mësu me qitë pite, nana jem, du mu mësu me qitë pite, pite, Mamasita…”, u shpreh ajo.
Debati i tyre është një tjetër përplasje që i shtohet dinamikave mes banorëve të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova 5”. /Telegrafi/
- YouTube youtu.be







































