Pse Veliaj po spastron Bashkinë? Fundo: Kërkon pazar me Ramën, ja roli i Ndrecës
Gazetari Elvi Fundo ka komentuar këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, shkarkimet e disa drejtorëve në Bashkinë e Tiranës me firmën e Erion Veliajt.
Fundo tha se Veliaj po kërkon të arrijë pazar me Edi Ramën, por kjo tashmë është e pamundur.
Ai tha se Plarent Ndreca po këshillon që të bëhen këto lëvizje, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen mediatike.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Spastrimet në Bashkinë e Tiranës?
Fundo: Veliaj ka hequr disa nga zyrtarët e Bashkisë. Veliaj i bën të gjitha me qëllimin për të bërë pazar me kryeministrin. Këmba e thyer ndodhi në Durrës, kur shkoi në Fier plasi. Nga halli i burgut të Fierit na plasi edhe drejtorët. Edhe telefonata me Ramën ka ndodhur për lëvizjet në Bashki. Ndreca ndërhyn, me sa di unë, që të mbeten në treg.
Rakipi: Po kërkon një kompromis me Ramën?
Fundo: Ia tha Tan Hoxha: je kryetar i mirëfilltë, jep dorëheqjen. Ne e dimë, 700 mijë dollarë vetëm lobime. Siç ra Elisa, këta të MJAFT-it janë të rënë. Ai nuk do të shkojë në Strasburg si i burgosur ordiner, por do të mbajë shpresën se do të fitojë diçka.




