Lala: Ja pse Erion Veliaj nuk mund të operohet në spital privat, ky është ligji ku u bazua prokurori Ols Dado
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon t’i qëndrojë kërkesës së tij që të kryej ndërhyrjen kirurgjikale për këmbën në një spital privat dhe me mjekun që është zgjedhur prej familjes së tij.
Gazetarja Klodiana Lala në “Të Paekspozuarit” tha se një gjë e tillë nuk është e lejueshme ligjërisht, ku shton se ai mund të bëjë konsulta në privat, ndërsa ndërhyrjen në një spital shtetëror.
“Kaloj tek pika 2 që kërkonte ndërhyrjen e institucionit për të ndërhyrë tek drejtoria e burgjeve që të shkonte tek spitali privat për ndërhyrje. I njëjti mjek që kishte kontaktuar familja punonte edhe tek spitali i Traumës. Në momentin që Ndreca pretendoi që ka pasur neglizhencë, Prokuroria e posaçme pati dy qëndrime, që të shkonte në spital privat për konsultë, por jo ndërhyrje kirurgjikale. Ligji sipas Ols Dados detyron Drejtorinë e Burgjeve që të bëhet në spital shtetëror.
Duke qenë se u refuzua spitali Memorial, tha që të bëhet tek Trauma, duke qenë se atje është mjeku i zgjedhur nga familjae tij. Por janë burgjet ata që vendosin dhe jo prokuroria. Në gjykatë kanë ardhur me karrige me rrota. Që në shtator çështja ka kaluar në gjykim. Pengesë po bëhen avokatët ose të pandehurit”, tha Lala.




