Trump fal dy gjelat tradicionalë për Ditën e Falenderimeve, ja ku do të jetojnë pasi të largohen nga Shtëpia e Bardhë Rebelët Huthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave rrokaqiellin më të lartë në Riad të Arabisë Saudite, duke plagosur të paktën 11 persona.
Autoritetet saudite konfirmuan incidentin dhe publikuan fotografi ku shihen dëmet e shkaktuara në fasadën e ndërtesës.
Në këtë rrokaqiell ikonik ndodhen edhe zyra të rëndësishme shtetërore, përfshirë ato të fondit sovran të investimeve të Arabisë Saudite. Sipas autoriteteve, sulmi i fundit ka shkaktuar dëme materiale dhe ka lënë disa persona të plagosur.
E njëjta ndërtesë ishte shënjestruar edhe të enjten e kaluar nga rebelët Huthi. Në atë rast, sulmi shkaktoi dëme në objekt, por nuk u raportuan persona të lënduar.
Saudi Arabia’s Civil Defence says 11 people were injured in today’s Houthi attack on a tower in Riyadh’s financial district.
🔴 LIVE updates: https://t.co/cIZfpAIHrc https://t.co/b5cgxmf255
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 24, 2026
Më herët, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit në luftën kundër Huthive, e cilësoi goditjen ndaj rrokaqiellit në qendrën financiare të Riadit si një “sulm terrorist”.
#شاهد 🎥
إستهداف أحد أبراج الحي المالي في #الرياض مجددا من طرف الجوثـ.يين و #الدفاع_المدني السعودي يعلن عن إصابة 11 شخص جراء القصف https://t.co/q9I13RksCS— El-djazair daily (@ElDjazair_Daily) November 24, 2026
Rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit perëndimor, përfshirë kryeqytetin Sanaa. Ata kanë intensifikuar sulmet ndaj Arabisë Saudite, duke vënë në shënjestër aeroporte, objekte të industrisë së naftës dhe ndërtesa zyrash.
Përshkallëzimi i situatës së sigurisë ka sjellë pasoja edhe për transportin ajror, me anulimin e disa fluturimeve ndërkombëtare drejt Riadit. Ndërkohë, autoritetet saudite janë detyruar të shtyjnë edhe zhvillimin e Kupës Aziatike të Futbollit, e cila ishte planifikuar për këtë vit dhe tashmë pritet të mbahet në dhjetor të vitit 2027.
Top Channel