Një pretendim i publikuar në rrjetet sociale se dronët detarë ukrainas, të përdorur në një sulm ndaj një anijeje ruse në Libi, mund të jenë nisur nga Shqipëria, ka ngritur pikëpyetje të reja mbi prapaskenat gjeopolitike të konfliktit libian, shkruan estonia first. Sipas dy zyrtarëve të paidentifikuar të Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA), të cituar nga Associated Press, disa dronë detarë ukrainas u drejtuan gjatë fundjavës kundër një anijeje ruse të ankoruar në bazën detare të Bengazit. Sipas tyre, mjetet pa pilot ishin nisur nga një bazë e kontrolluar nga forcat ukrainase në Libinë Perëndimore. Ky nuk është rasti i parë kur forcat ukrainase godasin objektiva detare ruse në rajon. Në muajin mars, një cisternë ruse në Mesdhe, pranë ujërave të Maltës, ishte shënjestruar në një sulm të dyshuar me dronë detarë.