Gazetari Ferhati zbardh detaje nga atentati në Fier: Në makinë u gjetën 4 armë, pista kryesore hakmarrja
Gazetari Eni Ferhati ka zbardhur detaje të reja nga atentati i dyfishtë i ndodhur ditën e sotme në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij.
Sipas Ferhatit, të dhënat paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëorganizuar dhe të sofistikuar, ku autorët dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë. Ai ka zbuluar detaje mbi automjetin e përdorur në atentat, i cili rezulton i vjedhur në Suedi në vitin 2020.
“Të dhënat që janë administruar deri më tani tregojnë për një ngjarje jo vetëm të organizuar por do të thoja deri diku të sofistikuar. Po e nis në fakt nga automjeti Volvo nga pamjet e automjetit që publikuan ditën e sotme. Bëhet fjalë për një automjet të vjedhur në Suedi disa vite më parë, në vitin 2020 që është trafikuar më pas në Shqipëri. E veçanta për grupin hetimor është vënë re se targat e automjetit janë të dubluara dhe përkojnë në fakt me një automjet identik në Tiranë, kjo sa i takon modelit, ngjyrës, fuqisë motorrike e të tjerë me radhë.
Është një automjet deri diku i kushtueshëm që tregon që është një atentat apo një ngjarje e organizuar ku janë investuar para. Nga ana tjetër nga hetimet e grupit hetimor deri më tani ka dyshime që në automjet në lagjen “1 maj” të kenë lëvizur katër persona, tre prej të cilëve kanë qenë qitës dhe një ka qenë shofer”, tha Ferhati.
Gazetari Ferhati thekson se dhe armët e gjetura në makinën e djegur në Dërmenas, katër prej tyre dyshohet se ishin të pajisura me silenciator. Ai bën të ditur se grupi hetimor dyshon për përfshirjen e katër personave në atentat, ndërsa pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.
“Gjatë gjetjes së automjetit i cili u shkrumbua në Dërmenas, janë gjetur brenda tij të djegura pesë armë, katër prej të cilave me silenciator. Tre prej armëve janë dhe armë të gjata. Sipas hetuesve, dyshimet janë që dy prej atentatorëve të kenë zbritur nga automjeti dhe të kenë qëlluar në drejtim të banesës ku ndodheshin dy shënjestrat e atentatit të cilat kanë qenë duke rregulluar ambientet e jashtme të banesës. Deri më tani janë shoqëruar 16 persona, të cilët janë marrë pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni, por që më pas janë liruar pasi nuk kanë rezultuar të përfshirë.
Po ashtu janë kontrolluar disa ambiente dhe mjedise që për grupin hetimor mund të ketë qenë dyshuar përfshirë, duke patur parasysh edhe konfliktet në të kaluarën që datojnë që në vitin 2002. Shënjestra e atentatit qëndroi për disa vite në arrati. Më pas ai u arrestua në vitin 2009, kreu disa vite burg një masë të caktuar dënimi. Sipas të dhënave atij në fakt drejtësia i kishte ulur dënimin.
Gjatë kohës së qëndrimit në burg pista kryesore që po heton policia është hakmarrja. Një veçanti që në fakt po dyshohet nga grupi hetimor dhe po verifikohet ,është fakti që Lagjia “1 Maji” atje ku ka ndodhur ngjarja duke qenë që është e mbuluar me kamera sigurie, pra autorët kanë nuk kanë vepruar të vetëm, kanë patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Po ashtu ka dyshime që zona mund të jetë mbajtur në monitorim me dronë nga ana e personave që kanë organizuar këtë atentat të dyfishtë. Ndërkohë që po bëhen dhe disa veprime të tjera hetimore lidhur edhe me dyshimet që ka grupi hetimor. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, megjithatë po verifikohen dhe informacione të tjera të cilat grupi hetimor ka ngritur disa dyshime”, tha Ferhati.
Çipa: Ja çfarë kërcënimi po i bën Erion Veliaj, Edi Ramës
Përjashtimi i Spiropalit, Hitaj: Vetëm deputetë të rinj votuan pro, të vjetrit të shokuar
Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi, gjykata rrëzon pretendimet e mbrojtjes
- 22:36 “Përdorën armë MP5, janë vrasës me pagesë”, Karamuço: Ja me çfarë grupi kemi të bëjmë
- 22:03 Çipa: Ja çfarë kërcënimi po i bën Erion Veliaj, Edi Ramës
- 21:37 Përjashtimi i Spiropalit, Hitaj: Vetëm deputetë të rinj votuan pro, të vjetrit të shokuar
- 21:17 “Bledi Çuçi djali i urtë që doli kundër”, Qafoku: Lista e deputetëve që po ngrenë krye në PS po zgjerohet
- 20:57 Matryoshka: Cila është fushata ruse e dezinformimit që synon zgjedhjet e Spanjës?
- 20:53 ‘Sputnik-S’ kundër Starlink: Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë?