Cristian Shpendi shkatërrues, “tripletë” ndaj Ascolit
Kur Cesena ka nevojë për gola, ata e dinë se mund të mbështeten te numri 9 i tyre. Sonte kundër Ascolit, Cristian Shpendi shënoi tregolëshin e tij të parë të sezonit: 12 gola në 13 paraqitje, për një mesatare prej një goli çdo 93 minuta lojë.
Ai nuk është më një surprizë, por golashënuesi më i mirë aktual në kampionatin e Serie B. Javë pas jave, sulmuesi shqiptar vazhdon të lërë shenjë dhe të udhëheqë ekipin e tij, siç bëri sonte në fitoren e madhe 5-1 ndaj Ascolit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



