Aliçkaj: Greqia ka pritshmëritë më të larta për njohjen e Kosovës; Konjufca kërkoi hap nga Athina

Greqia vijon të mbetet një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht kontakteve dhe raporteve që janë zhvilluar vazhdimisht mes dy vendeve.

Tema e njohjes ishte në qendër të bisedimeve që ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi në kryeqytetin grek me homologun e tij, George Gerapetritis.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Konjufca i kërkoi Athinës zyrtare të hidhte një hap të mëtejshëm drejt njohjes së pavarësisë, duke vënë në dukje peshën që një vendim i tillë do të kishte për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në një postim, kryediplomati kosovar vlerësoi mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar atë si një ndihmesë të rëndësishme në avancimin e raporteve mes dy vendeve. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe e ftoi homologun grek që takimi i radhës të zhvillohet në Kosovë.

Për rëndësinë e këtij takimi, mundësitë që Greqia të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe hapat që duhet të ndërmarrë diplomacia kosovare për të bindur pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, ka folur Agim Aliçkaj, drejtor ekzekutiv i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Image

Sipas tij, nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, Greqia ka gjasat më të mëdha për të ndryshuar qëndrim. Përveç angazhimit të diplomacisë kosovare, në këtë proces mund të ndikojë edhe diplomacia e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Kosova duhet të tregojë se po forcohet nga brenda si shtet demokratik dhe i qëndrueshëm.

Aliçkaj vlerësoi se diplomacia aktive dhe fuqizimi i shtetit duhet të ecin paralelisht. Sipas tij, nuk mund të dihet me siguri se sa ndikim do të ketë kërkesa e parashtruar nga ministri Konjufca gjatë takimit me Gerapetritis në vendimin e Greqisë për ta shqyrtuar çështjen, por një kërkesë e tillë ka rëndësi të veçantë dhe përbën prioritet shtetëror të Kosovës.

Ai theksoi gjithashtu se Greqia është shteti nga i cili Kosova duhet të ketë pritshmëritë më të mëdha, duke marrë parasysh afrimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në vitet e fundit.

Sipas vlerësimit të Aliçkajt, pritshmëritë për njohje nga Greqia janë më të lartat. Marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta me Athinën gjatë viteve të fundit, sidomos mbështetja greke për liberalizimin e vizave, janë sinjale të mirëkuptimit të Greqisë ndaj Kosovës.

Njohja eventuale nga Greqia, shtoi ai, do të kishte peshë përtej raporteve dypalëshe, pasi mund të ndikonte edhe në qëndrimet e katër vendeve të tjera të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai theksoi se njohja eventuale e Kosovës nga Greqia do të kishte rëndësi të madhe diplomatike dhe do t’i shtynte edhe shtetet e tjera mosnjohëse të ndërmerrnin të njëjtin veprim. Për ta bindur Athinën të merrte një vendim të tillë, sipas tij, mund dhe duhet të shfrytëzohet edhe ndikimi i diplomacisë amerikane dhe i anëtarëve të Kongresit amerikan.

Duke folur për arsyet që kanë mbajtur gjallë mosnjohjen e Kosovës, Aliçkaj përmendi interesat e vendeve mosnjohëse dhe marrëdhëniet e tyre me Serbinë.

Ai nënvizoi se Beogradi ka ushtruar vazhdimisht ndikim diplomatik mbi këto shtete, duke kërkuar që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, një nga shkaqet kryesore të mosnjohjes, e përbashkët për Greqinë dhe shtetet e tjera, lidhet me interesat dhe raportet me Serbinë, me qëndrimin e ngurtë të Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës dhe me kërkesat e vazhdueshme që ato të mos e njohin Kosovën.

Megjithatë, Aliçkaj vlerësoi se ndryshimet në qeverisjen e Serbisë mund të hapin hapësirë për një qasje tjetër, edhe pse deri tani nuk ka shenja se fituesit e zgjedhjeve do ta ndryshojnë politikën ndaj Kosovës.

Ai përmendi gjithashtu mosmarrëveshjet e Greqisë me Turqinë për çështjen e Qipros si një faktor që mund të ndikojë në qëndrimin e Athinës. Megjithatë, theksoi se rasti i Kosovës ka specifika të veta historike, politike dhe juridike dhe nuk duhet të barazohet me çështje të tjera territoriale.

Sipas tij, Greqia ka kontestime me Turqinë lidhur me çështjen e Qipros, por rasti i Kosovës është krejtësisht i ndryshëm. Për shkak të rrethanave specifike historike, politike dhe juridike, Kosova është trajtuar nga shumë shtete dhe faktorë ndërkombëtarë si rast sui generis, i cili nuk krijon precedent të përgjithshëm për ndryshimin e kufijve të shteteve të tjera mbi baza etnike.

Aliçkaj kërkoi që diplomacia kosovare ta përdorë vazhdimisht këtë argument në komunikimet me përfaqësuesit e Greqisë dhe të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë.

Një pjesë të përgjegjësisë për situatën aktuale diplomatike, ai ia atribuoi edhe politikës së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, e cila sipas tij është ndikuar nga qarqe proserbe.

Ai kujtoi ish-përfaqësuesit e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Federica Mogherini, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, duke vlerësuar se procesi i dialogut është përdorur për interesa që synonin shkëputjen e Serbisë nga orbita ruse.

Sipas Aliçkajt, një nga argumentet kryesore që është përdorur për të ushtruar presion mbi Kosovën dhe për të justifikuar vazhdimin e mosnjohjes ka qenë çështja e pakicës serbe dhe pretendimi për mungesën e të drejtave të saj kombëtare.

Ai konsideroi se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen më shumë që t’i demantojnë pretendimet e Serbisë me fakte dhe prova konkrete. Kjo sipas tij nuk është detyrë vetëm e Qeverisë, por edhe e opozitës dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Në këtë kuadër, ai propozoi ngritjen e komisioneve të përbashkëta hulumtuese dhe mbikëqyrëse me përfaqësues të shteteve demokratike, përfshirë Greqinë, të cilat do të mund të vlerësonin nga afër gjendjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

Sipas tij, do të ishte e dobishme që Kosova të merrte nismën për krijimin e këtyre komisioneve me përfaqësues të shteteve demokratike, përfshirë Greqinë. Këto komisione do të mund të dilnin në terren për të parë realitetin dhe për të krahasuar të drejtat e pakicës serbe në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Përtej angazhimit diplomatik dhe kërkesave për njohje, Aliçkaj theksoi se Kosova duhet të provojë me rezultate konkrete se është shtet funksional, demokratik dhe i qëndrueshëm.

Ai vlerësoi se bllokadat institucionale duhet të marrin fund, ndërsa përparim duhet të ketë në sektorët kryesorë të zhvillimit, përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe mirëqenien sociale.

Sipas tij, mbi të gjitha Kosova duhet të dëshmojë se është shtet i qëndrueshëm, demokratik dhe i së drejtës. Bllokadat institucionale, qofshin nga opozita apo nga kushdo tjetër, duhet t’i takojnë përgjithmonë së kaluarës, ndërsa mbrojtja dhe siguria, ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe mirëqenia sociale duhet të përmirësohen dukshëm.

Duke folur për punën e Qeverisë Kurti, Aliçkaj vlerësoi se gjatë mandatit të mëparshëm janë arritur suksese në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, pavarësisht kritikave dhe presioneve ndërkombëtare.

Megjithatë, sipas tij, mandati aktual duhet të shënojë rezultate të prekshme në zhvillimin e brendshëm dhe në fuqizimin e gjithanshëm të shtetit.

Këto, theksoi ai, janë parakushte të domosdoshme që do t’i mundësonin diplomacisë kosovare të kërkonte me argumente të forta, fakte të pakundërshtueshme dhe vetëbesim njohjen nga Greqia dhe katër vendet e tjera mosnjohëse të Bashkimit Evropian, duke i hapur rrugë edhe integrimit të Kosovës në BE.

Si shembull të veprimeve që kanë treguar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës përballë faktorit ndërkombëtar, Aliçkaj përmendi ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër.

Ai vlerësoi se ky veprim provoi se mbajtja e mbyllur e urës së vjetër për qarkullimin e automjeteve, e cila simbolizonte ndarjen e Mitrovicës, ishte e panevojshme.

Në përfundim, Aliçkaj theksoi se forcimi i shtetit dhe diplomacia e vendosur janë rruga për ta bërë gjithnjë e më të pajustifikueshme vazhdimin e politikës së mosnjohjes ndaj Kosovës.

Sipas tij, me punë të mençur, të palodhshme dhe me përkushtim ndaj zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës, vazhdimi i mosnjohjes nga Greqia dhe katër vendet e tjera të BE-së do të bëhej gjithnjë e më i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm. Në këtë mënyrë do të mbylleshin gradualisht edhe rrugët e agresionit serb ndaj Kosovës dhe të destabilizimit të vazhdueshëm të Ballkanit.

Aliçkaj e mbylli prononcimin me një mesazh të qartë për Serbinë, duke ritheksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk janë të negociueshme.

Sipas tij, Serbia duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se Kosova është shtet i lirë, sovran dhe i pavarur dhe do të mbetet e tillë për sa të jetë jeta.


Shtuar më 24.11.2026 22:42

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişvdcasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetFanatikbetjojobetqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişbahis sitelerijojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetvdcasino girişvdcasinoGrandpashabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişblack jack insurance