Ardian Ismajli operohet me sukses në dorën e djathtë

Ardian Ismajli operohet me sukses në dorën e djathtë

22:34, 24/11/2026

Torino ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e djathtë, për shkak të një frakture në kockën e katërt metakarpale.

Operacioni, i kryer në qendrën e kirurgjisë së dorës Humanitas në Torino, kishte si qëllim reduktimin dhe stabilizimin e frakturës përmes osteosintezës dhe ka përfunduar me sukses.

Në njoftimin zyrtar, klubi italian bën të ditur se koha e rikuperimit do të përcaktohet në ditët në vijim, në varësi të ecurisë së gjendjes klinike të futbollistit.

Për momentin, Torino nuk ka dhënë një afat konkret për rikthimin e Ismajlit në fushën e lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco