Kristian Shpendi po kalon një formë të shkëlqyer në Itali, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga sulmuesit më në formë. Pavarësisht hapësirave të pakta që ka marrë deri tani nga trajneri Rolando Maran në Kombëtaren shqiptare, 22-vjeçari vazhdon të bëjë diferencën me fanellën e Çezenës.
Sulmuesi ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 5-1 ndaj Askolit, duke realizuar një tregolësh fantastik në pjesën e dytë. Shpendi e nisi festivalin e golave në minutën e 69-të, kur me një goditje të saktë në shtyllën e largët dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3-0.
Nuk u desh shumë që sulmuesi shqiptar të gjente përsëri rrugën e golit. Në minutën e 84-t, ai përfitoi nga një gabim në mesfushë, rrëmbeu topin, depërtoi deri në zonë dhe pasi dribloi portierin, realizoi për 4-0.
Shpendi nuk u ndal as këtu. Vetëm tri minuta më vonë, në minutën e 87-të, ai kompletoi tregolëshin me një ekzekutim të bukur mbi portierin kundërshtar, duke vulosur fitoren 5-1 të Çezenës.
Kjo paraqitje e konfirmon edhe një herë sezonin fantastik që po zhvillon sulmuesi shqiptar. Me tre golat ndaj Askolit, Shpendi ka arritur në kuotën e 12 realizimeve në vetëm 13 ndeshje kampionati.
Një statistikë që tregon qartë progresin e tij, pasi sezonin e kaluar iu deshën plot 37 ndeshje për të shënuar po aq gola. Forma e tij e jashtëzakonshme ngre natyrshëm pikëpyetje edhe për hapësirat që meriton në Kombëtaren shqiptare.
© SYRI.net
Ardian Ismajli operohet me sukses në dorën e djathtë
VIDEO/ Spektakël golash në 'Etihad', Cherki i mohon fitoren Napolit
VIDEO/ Dortmundi i merr pikë Arsenalit në 'Emirates', 'perlës' së Gyokeres i kundërpërgigjet BeierBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: