Në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë dhe 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Kinë, Ambasada shqiptare në Pekin organizoi një pritje festive, me pjesëmarrjen e mbi 400 të ftuarve. Festimeve në Kinë iu bashkuan përfaqësues të lartë të qeverisë kineze, dhjetëra ambasadorë, si dhe përfaqësues institucionesh, akademikë, artistë, studentë, bashkëkombës dhe miq të Shqipërisë. Në fjalën e tij, ambasadori Riza Poda vlerësoi miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, duke rikonfirmuar angazhimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Atmosferën festive e pasuroi koncerti i artistëve shqiptarë, tenorëve Kastriot Tusha dhe Josif Gjipali, sopranos Ardita Meni dhe kuartetit instrumental, të cilët interpretuan vepra shqiptare, ndërkombëtare dhe kineze.