E martë, 24 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Alimehmeti apo Binaj, kush është kandidaturë më e mirë për PD? Analistët flasin në “Të Paekspozuarit”

Zgjedhjet e ardhshme lokale janë diskutuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Të ftuarit në studio kanë analizuar kandidatët e mundshëm.

Të pyetur nga moderatori Ylli Rakipi se cili do të ishte kandidati më i përshtatshëm për PD-në mes Florjan Binajt dhe Ilir Alimehmetit, analistët renditën avantazhet dhe disavantazhet e secilit.

Pjesë nga biseda:

Tela: Alimehmetit iu premtua që do të jetë kandidati i Bashkisë së Tiranës. Florjan Binaj është vetëshpallur si kandidaturë. Nga sondazhet e PD-së del se Binaj është më i votuar se Alimehmeti.

Reklamë

Demaliaj: Nuk më intereson emri, më intereson kush e menaxhon më mirë Tiranën.

Hoxha: Opozita është e dënuar të krijojë një front. Deri tani premisat nuk janë pozitive. Ende nuk e kemi parë të materializuar pakënaqësinë. Për mua, kandidati i parë është Alimehmeti. Edhe në daljet publike, ai ka një zë ndryshe nga gjuha zyrtare e PD-së. Ai duket i butë. Ka edhe një avantazh: në zgjedhjet e fundit mori një numër të madh votash në kryeqytet.

Abilekaj: Unë kam qenë pro Alimehmetit përballë Këlliçit. Unë mendoja se Alimehmeti e kapërcen PD-në. Alimehmeti është një figurë shumë qytetare, por pas lëvizjeve që bëri, u duk sikur u fut në sqetullën e Sali Berishës. Sot PD-së nuk i duhet vetëm një person partiak. Mendoj se duhet një person me shumë mbështetje. Dalja e Binajt në elektoratin gri ka efekt pozitiv.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.