Ardita Sinani, kryetarja e Preshevës, ka qenë e pranishme në pritjen solemne që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë organizoi me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit.
Përmes një postimi, ajo nënvizoi rëndësinë që festat e nëntorit kanë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke vënë në dukje se përtej anës festive, ato mbartin edhe kujtesën historike dhe përgjegjësinë për të ardhmen kombëtare.
Të lidhura
None found
Ajo falënderoi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, për ftesën dhe mikpritjen.
“Për ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, nëntori nuk është vetëm festë, por edhe kujtesë e historisë dhe përgjegjësi për të ardhmen tonë kombëtare”, shkroi Sinani.
Në fund, ajo uroi festat e nëntorit.








