Wednesday / November 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta

Share Share Icon

Mbi pesë orë çdo ditë të shpenzuara për gatimin, pastrimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve e familjarëve, pa asnjë shpërblim financiar.

Kjo është mesatarja e punës së papaguar të grave në Shqipëri, ndërsa burrat u kushtojnë të njëjtave përgjegjësi vetëm rreth 50 minuta në ditë.

Raporti i UN Women, “Vlerësimi i punës së kujdesit: Përafrimi i Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian”, i publikuar në vitin 2026, evidenton se gratë shqiptare i kushtojnë 21.74% të kohës së tyre ditore punës së papaguar, kundrejt vetëm 3.47% të burrave.

Diferenca është më shumë se gjashtëfish, duke reflektuar një shpërndarje të pabarabartë të përgjegjësive familjare, me pasoja të drejtpërdrejta në pjesëmarrjen në tregun e punës, të ardhurat dhe mundësitë për zhvillim profesional.

Në vitin 2024, 30.7% e grave ishin jashtë tregut të punës, krahasuar me 17.7% të burrave. Mes personave joaktivë në tregun e punës, një në katër gra raportonte punët e shtëpisë si përgjegjësinë kryesore, kundrejt më pak se 1% të burrave.

Pabarazia nuk kufizohet vetëm te gratë që nuk punojnë. Edhe për ato që janë të punësuara, angazhimi i lartë në punët e shtëpisë dhe kujdesin familjar kufizon kohën në dispozicion për zhvillim profesional, avancim në karrierë dhe angazhim në aktivitete të tjera ekonomike.

Në një treg pune që përballet me tkurrjen e fuqisë punëtore, përgjegjësitë e papaguara familjare përbëjnë një pengesë për shfrytëzimin e plotë të kapitalit njerëzor në vend.

Një kontribut ekonomik ende i pamatur

Megjithëse puna e papaguar mundëson funksionimin e familjeve dhe mbështet aktivitetin ekonomik të anëtarëve të tjerë të tyre, vlera monetare e saj mbetet kryesisht e padukshme në statistikat ekonomike.

Shqipëria nuk ka ende një strategji gjithëpërfshirëse për ekonominë e kujdesit, ndërsa politikat që lidhen me këtë sektor janë të shpërndara në dokumente dhe ligje të ndryshme, citohet nw raport.

Një zhvillim i rëndësishëm është miratimi i ligjit nr. 64/2025 për Barazinë Gjinore, i cili njeh zyrtarisht punën e papaguar si kontribut në zhvillimin e shoqërisë dhe familjes.

Ligji parashikon gjithashtu promovimin e orareve fleksibël, punës me kohë të reduktuar dhe punës në distancë për të lehtësuar balancën ndërmjet jetës profesionale dhe asaj familjare.

Megjithatë, sipas UN Women, zbatimi efektiv i këtyre dispozitave kërkon ndryshime të mëtejshme ligjore dhe miratimin e akteve nënligjore.

Raporti nënvizon se investimet në shërbimet publike të kujdesit, veçanërisht në çerdhe, kopshte dhe shërbime për të moshuarit, mund të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe, për rrjedhojë, në zhvillimin ekonomik të vendit./ D.Hyka

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Prezantohet drejtori i ri i Doganave

Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar sot para ekipit të administratës doganore, Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu...

13 hours më parë 1 Min Lexim

National Geographic ndjek rrjedhën e Vjosës, lumi i egër që i jep jetë ekonomisë lokale

Në një Europë ku pjesa më e madhe e lumenjve është transformuar nga ndërhyrja e njeriut, Vjosa mbetet një përjashtim. Karakteri i saj i egër, peiza...

14 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!