Modric alarmon Milanin, ka shqetësime muskulore. Mungon në dy ndeshjet e radhës

25 Nëntor 2026
7:38
Alfred Lleshi
back button

Probleme për Milanin në prag të dy ndeshjeve, asaj të “Europa League” kundër Olympiacos dhe sfidës së kampionatit ndaj Cagliari. Klubi kuqezi njofton se Luka Modric ka pësuar një shqetësim muskulor në muskulin e drejtë femoral të kofshës së djathtë gjatë fitores 5-1 kundër Frosinones.

Për këtë arsye, është e vështirë që mesfushori të jetë i gatshëm për transfertën europiane në Athinë, ndërsa pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së hënës kundër Cagliari mbetet për t’u vlerësuar.

Stafi mjekësor i Milanit shpreson ta ketë në dispozicion për sfidën kundër Parmës, më 6 dhjetor. Në Greqi nuk do të jetë as Pavlovic, i cili vazhdon të ketë probleme fizike, ndërsa Tomori mund të rikthehet në dispozicion të skuadrës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit