“Ishte një ndeshje e rëndësishme. Nëse fitojmë edhe dy të tjera, kjo pikë mund të jetë vendimtare për kualifikimin. Ishte një përballje e vështirë, por lojtarët u paraqitën mirë edhe teknikisht. Është normale të vuash. Barazimi ishte i merituar, por na mbetet shija e hidhur që nuk fituam. Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë”, – deklaroi Max Allegri pas barazimit të Napolit në fushën e Manchester City, ku kaloi dy herë në avantazh.
“Duhet të jemi të kënaqur me këtë pikë. Në pjesën e parë mund t’i kishim shfrytëzuar më mirë disa raste. Përqafimi me De Bruyne? Fatkeqësisht, vitet kalojnë dhe jeta vazhdon. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe më erdhi keq që e zëvendësova. Futbolli po humbet lojtarë si ai dhe Modric. Besoj se Kevin do të qëndrojë deri në qershor, sepse është një djalë shumë serioz.
Në Europë na duhet më shumë bindje. Në Champions duhet të kemi një qasje tjetër, të jemi më guximtarë dhe të besojmë te cilësitë tona. Kemi përmirësuar edhe fazën mbrojtëse. Sot kundërshtarët u detyruan të djersinin për të shënuar. Të dielën na pret një ndeshje e rëndësishme me Sassuolon, të cilën duhet ta përgatisim sa më mirë, sidomos psikologjikisht”.







