Trump: Fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, fokusi mbetet te programi bërthamor

25 Nëntor 2026 | 07:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se fondet për luftën kundër Iranit janë të siguruara deri në janar, duke sugjeruar që çdo operacion i ri ushtarak duhet të kryhet deri atëherë përpara se të bllokohet nga shumica demokrate në Kongres.

Në një intervistë për gazetën The New York Post, Trump vlerësoi se demokratët do ta “kthenin një fitore të plotë në një disfatë” në Iran.

“Por, rreth fundit të janarit, e dini, ne i kemi siguruar fondet”, i tha ai gazetës, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me afatin kohor për një sulm të ri të mundshëm ushtarak.

Trump pranoi gjithashtu se qëllimet e Uashingtonit në Iran ndryshojnë nga ato të Izraelit , duke vënë në dukje se, megjithëse ndryshimi i regjimit është “ndoshta i mundur “, ai është i interesuar vetëm në programin bërthamor të vendit.

“E vetmja gjë që nuk dua është që ata të pajisen me armë bërthamore. Nuk kam qenë kurrë pro ose kundër ndryshimit të regjimit. Ky nuk ka qenë kurrë një kriter për mua”, i tha ai gazetës Post.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës

Japonia synon të bëhet një fuqi globale e inteligjencës artificiale “e renditur vetëm pas SHBA-së dhe Kinës”, raportoi të mërkurën Kyodo News, duke cituar një...
07:41 | 25/11/2026

Kina nis misionin hapësinor me tre anëtarë, mes tyre edhe astronauti i parë nga Pakistani

Kina nisi të mërkurën misionin e saj hapësinor me tre anëtarë të ekuipazhit Shenzhou-24, i cili transportonte pilotin luftarak pakistanez Muhammad Zeeshan Ali, i cili...
07:37 | 25/11/2026

Sulme ajrore në Ukrainë dhe Rusi gjatë natës, 4 viktima

Një sulm ajror rus në Ukrainë vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, në rajonin e Odesas në Detin e Zi,...
07:30 | 25/11/2026