Real Madridi përgatit kontratën e re për Bellingham, rinovim deri në vitin 2031 dhe pagë prej 31 milionë eurosh

25 Nëntor 2026 | 08:36

Real Madridi dëshiron të sigurojë shërbimet e Jude Bellingham për shumë vite të tjera, ndërsa të dyja palët ndodhen në fazë të avancuar të negociatave për zgjatjen e bashkëpunimit.

Futbollisti anglez pritet të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2031, duke konfirmuar rëndësinë që ai ka fituar në projektin sportiv të madrilenëve.

“Los Blancos” po vazhdojnë të forcojnë përbërjen e skuadrës, pasi gjatë muajit nëntor rinovuan kontratat e Thibaut Courtois, Aurélien Tchouaméni dhe Arda Güler. Bellingham pritet të jetë emri i radhës i rëndësishëm në këtë listë.

Megjithatë, marrëveshja e re nuk do të ketë vetëm rëndësi sportive, por edhe një dimension financiar. Sipas gazetës “Daily Mail”, paga neto vjetore e mesfushorit anglez pritet të arrijë në 31 milionë euro.

Nëse këto shifra konfirmohen, futbollisti 23-vjeçar do të renditet në vendin e tretë në listën e lojtarëve më të paguar në Evropë, së bashku me shokun e tij të skuadrës, Vinícius Júnior.

Mbi dy futbollistët e Real Madridit do të jenë vetëm Kylian Mbappé, me rreth 31.3 milionë euro në vit, dhe Erling Haaland i Manchester Cityt, me të ardhura që llogariten në 31.7 milionë euro në vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Milani përgatit ofertën 70 milionë euro për Endrick, gati edhe fanella me numrin 10

Milani po përgatit një ofertë prej 70 milionë eurosh për të transferuar sulmuesin brazilian Endrick nga Real Madridi në merkaton e janarit. Ndërkohë, presidenti i...
01:16 | 25/11/2026

Alarm për Jannik Sinner, i nënshtrohet operacionit në gju para nisjes së Australian Open

Tenisti italian Jannik Sinner ka kryer një ndërhyrje të vogël kirurgjikale në gju, pasi trajtimi pa operacion nuk dha rezultatet e pritshme. Lajmi vjen më...
20:17 | 24/11/2026

SHBA organizon për herë të tretë Kupën e Amerikës në vitin 2028

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pritëse të Kupës së Amerikës për edicionin e vitit 2028, për të dytën herë radhazi. Lajmi është...
19:13 | 24/11/2026