Fenerbahce triumfon ndaj Barcelonës, Nigel Hayes-Davis hero i Panathinaikos
Basketbollistët e Fenerbahçes mposhtën Barcelonën në një transfertë të vështirë me rezultat 82-77, duke i shkaktuar skuadrës katalanase humbjen e dytë radhazi.
Shavon Shields ishte heroi i Fenerbahçes, duke shkëlqyer me 25 pikë dhe 6 kërcime. Basketbollistët e Panathinaikosit mposhtën Valencian me rezultat 86-83.
Spektakli në Valencia u vendos nga Nigel Hayes-Davis , i cili realizoi trepikësh në sekondën e fundit të ndeshjes duke i dhuruar fitore të rëndësishme skuadrës nga Athina. Ndërkohë, Olimpia Milano triumfoi ndaj Asvelit me rezultatin 95-91.
Lojtari më efikas i ndeshjes ishte Moses Wright, i cili regjistroi 29 pikë dhe 8 kërcime.
Euroleague, rezultatet: Besiktas 76 - 88 Paris Ylli i Kuq 84 - 108 Virtus Bologna Bayern 79 - 87 Maccabi Valencia 83 - 86 Panathinaikos Asvel 91 - 95 Armani Olimpia Milan Barcelona 77 - 83 Fenerbahce















